Çfarë thotë nëna e Florit për vrasjen e të birit: ‘Sokol Sanxhaktari e mbante ushtar djalin tim, i thoshte ik rrif këtë’

Florian Lamçja mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të 30 Korrikut 2020 në një lokal në Elbasan. Ai kishte qenë duke pirë me dy shokë të tij, teksa këta të fundit e dhunuan për vdekje me sende të forta. Autorët janë Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari, i pari i dënuar me 10 vite burgim, ndërsa i dyti me 8 vite. Adriano Hajdari ishte edhe kushëri me viktimën.

Prindërit e të ndjerit kanë folur për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, duke treguar edhe historinë si nisi ngjarja.

Sipas tyre, Florianin e kërkonte Sokol Sanxhaktari për ta takuar. Ai kishte telefonuar prindërit e Florianit duke i kërkuar numrin e telefonit të tij, por prindërit kishin refuzuar që t’ia jepnin.

“Po të më kishte ardhur ajo goca atë natë në orën 02:00, se në orën 02:00 ajo ka qenë këtu edhe luante me telefon, qoftë ai çuni, qoftë ajo goca që kishte dashur im bir, vinin tek unë, unë i kisha shpëtuar atë natë. Me të vërtetë do t’i mbanin dy netë brenda, por do dilnin prapë edhe nuk do kishte ndodhur kjo që ndodhi”, thotë babai i Florianit.
Mamaja tregon edhe një episod se çfarë i kishte thënë të dashurës së djalit, Adriano Hajdari, kushëriri i tyre, që sot është i dënuar për krimin.

“E mori Koli në telefon. Na merr neve në telefon atë natë që do ta vrisnin. Thotë tim shoqi më jep çik numrin e telefonit të Florianit. Ky thotë nuk e di nuk e kam. Prit ta nxjerri nëna i them unë. Bëj ta nxjerr, sepse ne kishim besim se ata shkonin shumë, thashë nuk e nxjerr dot numrin. Ishte ora 21:00 e darkës kur morën këta. Çunin e kanë vrarë në orën 05:00 të mëngjesit. Vjen çuni tjetër me gjithë nusen me gjithë gocën, i thotë tim shoqi ata nuk shkojnë bashkë.

Para se të ikte Flori e kërkoi numrin, pastaj e kishte gjetur Florin. Ikën Flori atje, kishte pirë, edhe këta pinë. Ky kushëriri im, ky qelbaniku Adriano Hajdari, i thotë kësaj gocës që donte Flori, i thotë të të vras ty apo të vras atë? Flori ishte në banjo, ishte i dehur. Na i ka thënë ajo goca që ishte me Florin. Flori i thotë kësaj ik, edhe shokut të vetë i thotë ik thuaji Endrit të vijë të më marri”, tregon nëna e Florianit, Dashuri Lamçja.

Ndërsa i ati thotë se lajmin për vdekjen e djalit e mësoi kur po shkonte në punë.

“Unë e mësova në 06:30 të mëngjesit. Isha te gjykata e vjetër, po ikja për punë në këmbë, se punoj te spitali, lulishtar. Vjen një shoqe e punës dhe më thotë ku po ikën. I thashë unë në punë. Çfarë pune, po ik rregullo shtëpinë më tha mua. Pse çfarë ka bërë vaki? Të kanë vrarë djalin, tha. Është te kirurgjia, kishte qenë turni i tretë ajo. Më iku truri, siç e ka prindi i shkretë. Mora në telefon çunin, Endrin, çunin e madh.

Ai ishte te morgu. E vërtetë babi, tha. Na ndodhi kjo gjë por bëhu i fortë. E kanë vrarë Adriano Hajdari me Sokol Sanxhaktarin. U habita. U habita për këtë Adrianon njëherë, se unë kam ngrënë e kam pirë me këtë, me këtë kushëririn e kësaj (gruas), ka fjetur te shtëpia jonë. Po të kisha qëlluar unë në vend të atij, do kisha vdekur dhe unë. Por një bukëshkalë. Inatin e kam më shumë me atë se sa me të tjerët, më shumë me atë. Sepse me Sokolin, me të vërtetë shkonte çuni, por unë e shihja dot me sy se e njihja kush ishte. Një rrugaç rruge”, thotë babai i Florianit, Qani Lamçja. /tvklan.al

Loading...