Çfarë tregojnë ëndrrat për shëndetin tuaj?

Të deshifrosh kuptimin e ëndrrave lidhet ngushtë me trurin, por çfarë ndoshta s’dinit është se ëndrrat tregojnë shumë për shëndetin tuaj

Ëndrrat janë gjëra të çuditshme dhe konfuze.

Ka disa njerëz që përpiqen t’i interpretojnë gjërat që ne ëndërrojmë, ndërsa të tjerë besojnë se nuk ka asgjë me rëndësi në ëndrrat tona përveç mendimeve tona të nënndërgjegjeshme.

Megjithatë, studiuesit kanë zbuluar kohët e fundit se ëndrrat janë në fakt një tregues i mirë i shëndetit tuaj, si dhe të kanë një ndikim të vërtetë në shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

Fillojmë?

Të mbash mend më shumë ëndrra se zakonisht
Ëndrrat e gjata, të detajuara mund të argëtojnë miqtë që ju dëgjojnë, por s’janë shenjë dhe aq e mirë për ju.

Studimet e kryera kanë vërtetuar se njerëzit që zgjohen shpesh natën mbajnë mend me qartësi çdo ëndërr që kanë parë. Pra ti mund të mos jesh duke bërë gjumë të mirë.

Ëndrrat e çuditshme
Shikoni çfarë hani nëse ëndërroni gjëra të çuditshme. Një dhimbje stomaku, a një përzierje ju shkakton parehati dhe si rrjedhojë ëndrrat janë aspak të zakonshme.

S’shihni ëndrra fare
Nëse nuk mbani mend kurrë asnjë ëndërr, mund të vuani nga apnea, çrregullimi i frymëmarrjes gjatë gjumit.

Zgjimet e herë pas hershme ju bëjnë të mos i kushtoni aspak rëndësi gjumit dhe aq më pak ëndrrave.

Shihni shumë ëndrra!
Nëse gjatë gjithë kohës shihni ëndrra – përfshi këtu edhe gjatë dremitjeve të drekës- mund të jeni duke vuajtur nga narkolepsia. Ky çrregullim ju bën të ndiheni të lodhur gjatë ditës dhe të dobët.

Regjimi i gjumit prishet dhe procesi i ëndrrave nis shumë më herët nga ç’duhet të fillojë në gjendje normale./bota.al

Loading...