Çfarë u tha Rama çunave ‘çamarrokë’ të Londrës para uljes së avionit në Kukës

Ka mbërritur nga Londra avioni me kuksianë që do të ulet në aeroportin e Kukës. Avioni është ulur fillimisht në aeroportin e Rinasit dhe më pas në atë të Kukësit.

Në Rinas ka shkuar vetë kreu i qeverisë i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët hipën bashkë me to në avion, me destinacion përfundimtar Aeroportin e Kukësit.

“Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të “Zayed Flatrat e Veriut”, me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra”- shkruan Rama.

Stjuadjese: Mirë se erdhët zoti Kryeministër

Rama: Mirë si jeni?

Duartrokitet nga emigrantët e ardhur nga Angli në Rinas për të shkuar në ndalesën e fundit në Kukës

Rama: Po, për Kukës ëëë?
Emigranti: Po po!

Rama: Po si shpjegohet, u bë aeroporti ë

Emigranti: U bë, u pa puna.

Rama: U pa puna ë, jo do votosh PD tani s’ka diskutim.

Emigranti: Gjë e bukur është bërë.

Rama: Jo unë flas për ty, se ti s’ke besuar

Emigranti: E mbajte premtimin aman.

Rama: Po mos rrini dy veta afër mo vëlla se e keni me vende të ndara, ti që e kthen kokën andej dil këtej, rri në një rresht që është bosh se kështu e kemi bo. Në rregull, gati jeni të gjithë ju, tani vazhdo se ne po nisemi

Loading...