Prej orës 9 të mëngjesit ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa është njoftuar se në datën 28 socialistët do të mbledhin e Asamblenë Kombëtare.
Mbledhja e dy strukturave më të larta të PS-së, duke pasur parasysh edhe zhvillimet në vend, bëri që të flitej se në mbledhjen në fjalë, kryeministri Rama kishte vendosur të bënte lëvizje në kabinet.
Por deri më tani ky lajm nuk është bërë ende i ditur. Mësohet se gjatë mbledhjes së Kryesisë, socialistët kanë diskutuar mes tyre edhe në lidhje me zgjedhjet vendore të 2019-ës.
Pikërisht mbledhja në fjalë, që do të pasohet edhe me mbledhjen e Asamblesë do të shënojë edhe nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.