Çfarë zbuloi policia nga kamerat e sigurisë, rihapet dosja e vrasjes së bujshme

Atentati mafioz ndaj 39-vjeçarit Briken Sanaj gjatë mbrëmjes së të dielës në zonën e Kodrës së Diellit, Tiranë ende nuk ka asnjë autor.

Policia e Tiranës dhe ajo e Lezhës po koordinohen në të gjitha veprimet që po kryejnë me qëllim për të zbardhur ngjarjen, teksa kanë marrë dëshmitë e personave që ndodheshin në momenti ne ekzekutimit të 39-vjeçarit, por dhe pamjet e kamerave të sigurisë të zonës.

Mësohet se në këto kamera është kapur një person që ka tentuar të largohet në drejtim të mjetit që e priste jashtë rrethimit të kompleksit.

Megjithatë, një ndër pistat kryesore të hetimeve është ajo e një konflikti të vjetër, e shënuar 6 vite më parë në qytetin e Lezhës kur nga një automjet u qëllua mbi tre persona që gjendeshin në një lokal.

Për fatin e keq, një i ri humbi jetën, një u plagos dhe një person tjetër mundi t’iu shpëtonte plumbave. Policia e qytetit të Lezhës aso kohe hodhi edhe shumën prej 5 mijë eurosh për këdo që jepte informacion të saktë mbi vrasjen e atij djali, por në fakt autori nuk u mësua dhe aq më pak u kap ndonjëherë.

I plagosuri mbijetoi dhe ngjarja si shumë ngjarje të tjera të rënda u harrua.

Loading...