Chelsea ka fituar për herë të dytë në histori Uefa Champions League. Skuadra londineze fitoi derbin britanik kundër Manchester City me rezultatin 1 me 0.
Goli vendimtar i sfides së luajtur në Do Dragao të Portos, u shënua në minutën e 42 nga Kai Havertz.
Fitore e madhe, dhe e merituar e skuadrës së Tuhel, që neutralizoi pothuajse plotësisht makinerine e Pep Guardioles që jepej për favorite në fillim sfide.
Pavarësisht përpjekjeve maksimale të Manchester City në pjesën e dytë, Chelse u mbrojt në mënyrë perfekte dhe ia doli mbanë të realizojë një fitore te madhe, pavarësisht se në fillim sezoni askush nuk e jepte për favorit.
Ndërkohe, zhgënjim i madh tek qytetaret dhe Pep Guardiola i cili nuk arriti dot ti japë Maqnchester City një trofe të madh continental në finalen re parë historike ne këtë kompeticion.