Çifti kinez dënohet me vdekje pasi babai vrau dy të vegjlit e tij duke i hedhur nga ballkoni i katit të 15-të, sepse e dashura e re nuk donte të rriste fëmijët e një gruaje tjetër
Një baba dhe e dashura e tij janë dënuar me vdekje në Kinë pasi hodhi dy fëmijët e tij nga pallati i tij sepse e dashura e tij e re nuk donte fëmijët e një gruaje tjetër.
Dy fëmijët e vegjël ranë nga blloku i kullës në komunën e Chongqing, Kinë, më 2 nëntor të vitit të kaluar.
Vajza e Zhang Bo, Zhang Ruixue, 2 vjeçe, vdiq menjëherë, ndërsa djali i tij Zhang Yangrui, 1 vjeç, vdiq pak pas plagëve të marra.
Gjyqi filloi në Gjykatën Nr. 5 të Popullit të Chongqing në korrik.
Më 28 dhjetor 2021, Zhang u dënua me vdekje për vrasjen e fëmijëve të tij. Edhe e dashura e tij u dënua me vdekje, me akuzën se i kishte bërë presion babait të fëmijëve për të kryer krimin.
Zhang Bo, 27 vjeç, (djathtas) hodhi dy fëmijët e tij, të moshave 2 dhe 1 vjeç, nga pallati ku banonin në Chongqing, sepse e dashura e tij e re Ye Chengchen (majtas) do të martohej me të, me kusht që të kishin vetëm fëmijë të tyre
27-vjeçari ishte njohur me Ye Chengchen dhe donte të martohej me të, por ajo e refuzoi sepse kishte fëmijë. I njëjti refuzim erdhi dhe nga prindërit e saj.
E dashura e tij i bëri presion që t’i hiqte qafe të vegjlit, madje preu damarët e duarve të saj në ditën që ndodhi masakra, për të treguar zhgënjimin që nuk mundi të krijonte një familje të re me të.
Dy fëmijët e tragjedisë
Burri më pas i hodhi të dy fëmijët nga dritarja. Më pas zbriti poshtë ku u shfaq i pikëlluar për atë që sapo kishte ndodhur.
Ai u filmua duke përplasur kokën në mur dhe duke qarë në mënyrë të pakontrolluar. Prokurorët thanë se ishte e gjitha një mashtrim.
I pandehuri tha se në momentet kur ndodhi tragjedia ai ishte në gjumë dhe fëmijët ranë nga dritarja kurse ai u zgjua nga njerëzit që bërtisnin në katin e poshtëm pasi zbuluan trupat në një lëndinë me bar.
Ish-gruaja e Zhang, Chen Meilin, tha për mediat lokale se e dashura e re e Zhang, Chengchen, ‘nuk donte që Zhang të kishte fëmijë të gjakut të tij’ me një grua tjetër.
Zhang filloi një lidhje me Chengchen kur ishte ende i martuar dhe më vonë u divorcua nga Meilin. Kujdestaria e fëmijëve ishte e ndarë, kështu që vajza do të mbetej me nënën e saj dhe djali do të qëndronte me babain e tij deri në moshën gjashtë vjeç.
Megjithatë, ai kërkoi të kujdesej për vajzën e tij, ditën që akuzohet se i vrau të dy, veprim që erdhi pak pasi pa të dashurën e tij të priste kyçet e duarve për tu vetëvrarë, gjatë një bisede me video live.
Nëna e fëmijëve të vdekur, Chen, tha: ‘Në atë moment, Zhang ishte në një telefonatë video me Ye. Ajo preu kyçet e duarve dhe më pas Zhang u frikësua. I ka rënë telefoni nga duart, ka marrë dy fëmijët dhe i ka hedhur nga ballkoni.’
Sipas mediave lokale që citon noa.al, babai pranoi se ai dhe Ye kishin komplotuar për të vrarë fëmijët në mënyrë që ata të mund të krijonin një familje të re pa fëmijë nga martesa e tij e mëparshme.
Ish-gruaja e të dyshuarit tha: “Në momentin kur dëgjova se fëmijët e mi u hodhën nga kati i 15-të nga babai i tyre, nuk mund të gjeja asnjë fjalë për të përshkruar ndjenjat e mia”. /noa.al