Në shtetin qendror të Chhattisgarh të Indisë, dy ditë pas fillimit të karantinës, lindën një djalë dhe një vajzë, të cilët prindërit vendosën t’i quajnë Covid dhe Corona.
“Lindja ishte shumë e ndërlikuar, kështu që burri im dhe unë deshëm ta bënim këtë ngjarje të paharrueshme.
Më pëlqejnë shumë këta emra. E para është një fjalë me origjinë latine që i referohet mbretërve dhe mbretëreshave”, tha Preeti Verma, nëna e binjakëve.
Ndërsa babai tha se e bënë këtë zgjedhje që të japin edhe një mesazh.
“Ne dëshirojmë që frika në lidhje me këtë virus të marrë fund dhe njerëzit të jenë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e pastrimit dhe higjenës.”
Në çdo rast, çifti do të ishte i gatshëm të rishikonte zgjedhjen nëse gjyshërit do të dilnin kundër emrave Corona dhe Covid.