Cifti ndërron jetë në të njëjtën ditë (video)

Shtatëdhjetë e një vjet martesë së bashku dhe vetëm v.dekja i ndau. Kjo është historia e një çifti amerikan, Isabell Whitney 95 vjeçe dhe Preble Staver 96 vjeç, të cilët v.diqën në të njëjtën ditë.

Ata ishin martuar në vitin e largët 1946 dhe ishin njohur gjatë një takimi në errësirë. Ditën e fundit të jetës së tyre çifti e kaloi në të njëjtën dhomë spitali të shtrënguar dorë për dore.

Gjatë jetës së tyre së bashku ata ishin ndarë vetëm njëherë dhe ajo ka qenë gjatë l.uftës së dytë botërore. Preble gjatë kësaj periudhe shërbeu në Marinë.

Isabell dhe Preble lindën pesë fëmijë dhe fatkeqësisht gjatë jetës së tyre u është dashur të përballen edhe me vd.ekjen e njërit prej tyre.

Pavarësisht pengesave dhe vështirësive ata ia dolën të kalojnë plot 71 vjet të lumtura së bashku.

Loading...