Çifti nga Roskoveci mund të ketë infektuar shumë persona, përfaqësuesja e bashkisë: Ja lëvizjet e tyre

Përfaqësuesja e Bashkisë së Roskovecit, Eva Tafa, tha në një lidhje telefonike se çifti i prekur me koronavirus ka pasur kontakte me disa persona.

Tafa deklaroi se të gjithë qytetarët që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me këtë çift duhet të telefonojnë patjetër në numrin e vënë në dispozicion nga bashkia, për të mbrojtur së pari jetën e tyre, por edhe të komunitetit.

Çifti i infektuar është nga fshati Mbers i Roskovecit, ku jetojnë rreth 150 familje.

“Ka një mabulancë në fshat. Zonja është paraqitur në Qendrën Shëndetësore në Roskovec dhe më pas në Fier. Tani ndodhet në Tiranë tek Infektivi”, tha Tafa.

Jeni e sigurt që çifti s’ka bërë ndonjë vizitë?
bashkia e Roskovecit bën thirrje që të gjithë ata që kanë pasur kontakt me cifitn të telefojnojë të numri i bashkisë.

Do funksionojë kjo mënyrë?
Kjo nuk është e vetmja masë e marrë nga bashkia, do të bëjmë dhe verifikime në terren për vetëizolimin e qytetarëve. Ende nuk ka pasur asnjë telefonat në numrin e bashkisë. Sigurisht që çifti ka pasur kontakte me disa persona, por shpresojmë që njerëzit të ndërgjegjësohen dhe të telfonojnë, që të kujdesen për veten dhe komunitetin. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e fshatit. Fshati ka 150 familje.

Loading...