Cila është e veja që i ‘rrëmbeu’ zemrën Berluskonit në fund të jetës së tij, 54-vjeçe më e re!

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Berlusconi ishte një nga politikanët më të shquar të Italisë, duke bërë një rikthim politik në vitin 2017, pavarësisht nga një karrierë e njollosur nga skandalet seksuale, akuzat e panumërta për korrupsion dhe një dënim për mashtrim tatimor.
Por, i ndjeri Berlusconi njihet edhe për jetën e tij aktive romantike dhe seksuale, teksa kujtojmë se vetëm pak më shumë se një vit më parë, ai kurorëzoi në martesë lidhjen e tij me deputeten italiane 54 vjet më të re, Marta Fascina.

Marta Fascina nisi një romancë me 85-vjeçarin pranverën e 2020-s, pasi ky i fundit u nda nga partnerja e tij, Francesca Pascale, me të cilin po ashtu kishte 49 vite diferencë. Pasi lidhja e tyre u bë publike, 31-vjeçarja nuk ka reshtur së treguari dashurinë që ndjen për Berlusconin.

Gushtin e kaluar, ajo bëri tatuash inicialet e tij, S. B., në gishtin e unazës (të njëjtën gjë bënë në të kaluarën edhe ish-të dashurat e Berluskonit, Sabina Began dhe Francesca Pascale).

Duket se kjo është një shenjë adhurimi për njeriun i cili, pavarësisht diferencës së madhe në moshë, i ka vjedhur zemrën dhe “meriton gjithë dashurinë e saj”.

Çifti e kurorëzoi lidhjen e dashurisë me një ceremoni madhështore martese, ku kujtojmë se vetë “Festa e dashurisë” e organizuar nga Silvio Berlusconi llogaritet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro. Kjo për t’i vërtetuar botës se sa seriozisht e merr marrëdhënien me të dashurën e tij 32-vjeçare, Marta Fasina.

Ceremonia u zhvillua në Villan historike Gernetto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos. Ish-kryeministri i Italisë zgjodhi ta vuloste lidhjen me të renë e partisë “Forza Italia”, partnere e tij që nga fillimi i vitit 2020, me një “ceremoni” që të kujton një dasmë: 32-vjeçarja kishte veshur një fustan nusërie me vello, kishte një tortë dasme dhe çifti hynë në një kishë, por nuk respektuan ritualin zyrtar kishtar.

Arsyeja pse çifti nuk u martuan zyrtarisht ishte një mosmarrëveshje me fëmijët e Berlusconit për pronën e tij. Pesë fëmijët e rritur të Silvio Berlusconit besohet se janë indinjuar nga qëllimi i babait të tyre për t’u martuar me Fassina-n ligjërisht, pasi nëse kjo do të ndodhte, atëherë 32-vjeçarja më vonë mund të pretendonte një pjesë të respektueshme të pasurisë së ish-kryeministrit 85-vjeçar.

Sipas mediave italiane, Marta ishte “e ofenduar dhe shumë e inatosur që nuk kishte një martesë normale”. Mirëpo, duket se më në fund ajo i kapërceu këto ndjenja hidhërimi, pasi ditën e martesës së saj një makijazh i bardhë shkëlqente nga lumturia në “fustanin e saj të nusërisë” mbresëlënës.

Kush është Marta Antonia Fascina?

Marta Antonia Fascina, e lindur në Kalabri, e rritur në Campania, e diplomuar për Letërsi dhe Filozofi në Universitetin La Sapienza të Romës.

Ajo kandidoi me partinë Forza Italia dhe u zgjodh deputete në vitin 2018 duke i zënë vendin Nunzia De Girolamo. La Fascina pasi u diplomua punoi në zyrën e shtypit dhe marrëdhënieve me publikun në Milano.

Loading...