Cila është e vërteta e Dodonës Pellazgjike në malin e Tomorrit?

Per Malin e Tomorit ne Shqiperi eshte folur shpeshe si vendi ku kishte seline Dodona Pellazgjike.

Ky mendim eshte kundershtuar nga shume studiues te huaj por dhe te vendit te cilet jane te mendimit se Dodonen e zbuloje greku i pasur nga Arta, Konstandin Karapano ne vitin 1887, dhe ajo ndodhet prane fshatit Dramesi ne Janine afer Malit Olicka.

Ai sic dihet aty nxori ne drite nje amfiteater si dhe disa ndertesa. Me ndihmen e disa Akademikeve Franceze te kohes, ai arriti qe te botoje dhe nje liber me gravura te gjetur sipas tije ne Orakullin e Dodones. Por pas zbulimit te rrenojave te Janines pati nje perqindje te konsiderushme shkencetaresh te cilet ju kundervune tezes se tije, disa ishin dhe greke si Emmanuelis Rikakis e te tjere.

Sa per Rilindasit tane ata ishin gati te gjithe ne nje mendje se Dodona Pellazgjike egzistonte qe para koherave Homerike dhe se ajo ndodhej ne Malin e Tomorrit. Zona rreth Malit te Tomorrit eshte quajtur nga arkeologet, si nje zone jo e rendesishme arkeologjike

Disa arkeolog te degjuar pas viteve 1970 kane qene ne keto ane duke bere klasifikimin dhe datimin e shume rrenojave, por ata kane mjaftuar vetem me kqyrjen tyre me sy te lire dhe pa ndermare germime sistematike. Ata jane shtruar ” kembekryqe” ne kete zone duke pire raki ose duke ngritur dhe dolli neper shtepite e banorve te zones dhe vetem me arkeologji nuk jane marre. Ne kete zone sipa pershkrimeve te Polibyt si dhe Titus Livy ndodhen disa qytete Ilire, si Antipatrea i cili mendohet se eshte Berati i sotem, Codrioni afer Suloves, Chrisondio (Dio ose qyteti i zotit) ne faqe te malit te Tomorrit mbi qytetin Antipatrea dhe ne luginen e lumit Apssus(Osumi), Ilion ose Ilium ( qyteti i Diellit) edhe ky mbi qytetin Antipatrea(Berati) ne luginen e lumit Apssus(Osumi) dhe ne faqen e Malit te Tomorrit, Bantia, Orgessus, Cerax apo Corragum, Bargullum (Bargullasi i sotem) e te tjera. Shume nga keto qytete nuk jane identifikuar nga arkeologjia jone.

Nga te gjithe keta terheqin vemendjen dy prej tyre Ilion apo Ilium i cili quhet qyteti i “Diellit” kur dihet se “Tempulli I Dodones” eshte ngritur per shkake te adhurimit te kultit te “Diellit” dhe se nuk eshte rastesi qe para disa muajesh ne fshatin Selan te Skraparit afer Tomorrit u zbulua nje artifakte spektakolare me simbolet e “Diellit” dhe “Lisit”. Qyteti tjeter qe terheqe vemendje eshte qyteti i Zotit apo Zeusit, Chrisondio ( Dio= Zot= Zeus) askush nuk e di vendendodhjen e tije ne kete zone. Zbulimi i te dy qyteteve do te ndihmonte ne gjetjen e tempullit mitik te Dodones Pellazgjike. Nje qytet tjeter i cili ka qene ne kete zone pikerishte afer lumit “Apssus” eshte qyteti i Pelliumi ose Pellasi.

Sipas autorit William Woodbridge ne librin e tije “Ancient atlas : to accompany the Universal geography”, afer lumit Apssus ndodhej dhe qyteti Pellas.

Dihet se nje qytet me kete emer ka qene dhe ne Maqedoni. Por nuk perjashtohet qe ka qene dhe afer malit te Tomorrit. Sipas shume autorve te lashtesise perfshi ketu dhe Eustathin (shih librin VII, 16, 17) si dhe Hesiodin (shih librin VII, 18) te cilet thone se: “Orakulli i Dodones ishte afer qytetit Hella ose Pella dhe afer tije ishte qyteti Dodona…” (Shihe Perikli Ikonomin faqa 13).

Ka supozime te shumta se keto qytete mundet te jene mbi qytetin aktual te Beratit ose egzaktesishte ne fshatin Peshtan (Fushe- Peshtan ose lagjen Gradishte) si dhe mbi fshatin Tomorr(Shih librin Zeus : A study in ancient religion vellimi III,te autorit britanike Arthur Bernard Cook , fq. 1117, Londer 1940). Por kohet e fundit kane dale ne drite disa fakte qe na ofrojne shume tek e verteta. Disa banor te zones ne menyre te rastesishme kane gjetur gjate punimit te tokes mbetje varresh te vjetra te cilat sipas studiuesve jane pjese sklupture te cilat perdoreshin per zbukurimin e tyre. Pevec tyre raportohet shpeshe se ne kete zone gjenden here pas here maja shigjetash hekuri por dhe bronzi, ne majen e te cilave kane te stampuar shenja dhe germa te cudicme si germa “F” apo numrin “8” i cili mendohet se eshte numeri qe identifikohet me infinitin. Prova me e rendesishme qe eshte gjetur nga nje banor ne lagjen Gradishte te fshatit Fushe- Peshtan (i cili ishte duke punuar token e tije), eshte nje sklupture njeriu.

Skluptura eshte e permasave 30 X 40 (30cm e larte dhe 40 cm e gjere), te dy duart jane te bashkuara dhe vihet re se mungon nje pjese e krahut te majte. Si veshje eshte perdorur nje mantel me krahe te shkurter. Por ajo qe e veshtirson identifikimin eshte se skluptures i mungon koka. Ndosha ajo eshte aty rrotull ose ndoshta eshte thyer nga pushtues te ndryshem te cilet kane shkelur ne keto ane. Sipas studiuesit Gjergj Zogaj : Ky bust duhet te kete qene bere per nje njeri te njohur i cili ka vdekur, eshte veshje tipike ilire pavarsishte se eshte pa koke,kjo veshje ndryshe quhet TUNIK. Nderkohe qe ka dhe mendime te tjera si ajo e studiuesit Frederik Stamati i cili thote se : Kjo eshte nje stele varri. Veshja nuk eshte tunike.

Me ben pershtypje qe eshte me menge te shkurtera. Tunika ishte si puna e carcafit, pra mbeshtjellje me carcaf, pa menge. Por ajo qe vihet re eshte materiali me te cilin eshte bere ky bust. Ai eshte gdhendur ne gure dhe me sy te lire dallohet dhe nga nje banore i zakonshem qe kemi te bejme me gurin e zones se Tomorrit. Eshte gure i zi apo ngjyre hiri e erret, edhe sot ne kete zone nxiret nga toka ky lloje guri si ne fshatrat e Beratit (Karkanjoz, Drenove, Rabiak e te tjere). I te njejtit mendim eshte dhe studiuesi Luam Shmilli i cili thote se : Ky eshte guri tipik i zones se “Nahijes se Tomorrit”. Nga kqyrja e bustit mendohet se ai duhet te jete nje “Personalitet”. Ndonse ka mendime te tjera se mundet qe imazhi i tije te jete ai i nje perendie dhe duhet te kete qene vendosur afer ndonje Orakulli ose Faltoreje Pagane.

Megjithate jane specialistet qe do percaktohen per vjetesin e tije si dhe te dhenat e tjera. Terheq vemendje se pikerishte ne kete vende sipas Perikli Ikonomit ne vitin 1921 eshte gjetur nje statuje e nje ushtari Ilire i cili mbante nje shigjete ne dore. Kjo statuje ka qene pandehur ne fillim si ikone kishtare dhe eshte mbajtur ne kishen e fshatit Vertop i cili gjendet afer Beratit. Ky buste eshte mbajtur ketu per nje fare kohe kurse me vone eshte derguar ne Muzeun Kombetare ne Tirane.

Po sipas Ikonomit ne Fushe- Peshtan ne vitet ’30 eshte gjetur nje pllake varri nga banoret qe punonin toke dhe eshte mbuluar perseri me dhe. Ai tregon se edhe ne fshatin Peshtan eshte gjendur nje pllake ieroglifike d.m.th me figura kafshesh te ndryshme te cilet populli i quante “Malukate” (PERIKLI IKONOMI, LIBRI: “HISTORIA E TOMORRIT” VLORE 1936, fq.22 dhe 23).

Keto te dhena teje informuese, plotesohet me tregimet e banorve te zones se ne vitet ’80 ne kete fshate jane gjetur ne menyre te rastesishme koka statujash me dege ulliri ne koke por jane demtuar. Si dhe eshte gjetur nje pllake guri me imazhin e nje njeriu por qe ne koke kishte te dukshme briret e dashit. Nga pershkrimi duhet te kemi te bejme me imazhin e Jupiterit. Pervec gjetjes se ketij busti nga banoret e zones raportohet se nga nje “Firem Ndertimi” (e cila po punon per ndertimin e nje Hidrocentrali afer fshatit Drenove te Beratit) tek vendi i quajtur “Stallat” afer lumit te “Lybeshes”, gjate punes me mjete te renda kane dale ne drite rrenojat gjigande ndoshta te nje ure, por ato me vone jane mbuluar me shpejtesi nga administratoret e kesaj firme.

Ka supozime te forta te cilat na i sjelle dhe Perikli Ikonomi se ky lume dikur eshte quajtur Lumi i Dodones. Zbulimi i ketij busti por edhe i relikeve te tjera eshte “shuplaka” e dyte e radhes (pas asaj te zbulimit te artifaktit te Selanit me simbolet Dodonease te Diellit dhe Lisit) qe i jepet “Akademikeve” te “Mejhaneve” te Tiranes te cilet e identifikojne zonen e Tomorrit si nje zone jo te rendesishme arkeologjike.

Ne i bejme edhe njehere thirrje Akademikve te ndershem te Shqiperise dhe Kosoves (nese ka mbetur te tille) si dhe Instituteve Arkeologjike dhe Albanologjike te te dy vendeve respektive qe te nisin sa me shpejte hulumtimet dhe studimet ne kete zone per nxjerjen ne drite te se vertetes se madhe. Te verteten e DODONES PELLAZGJIKE NE MALIN E TOMORRIT./Mr.Sc. Besim Dervishi

Loading...