Cilët janë shtetet që bëjnë më shumë biznes në Shqipëri?

Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 5,3% të ndërmarrjeve gjithsej që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, me një rënie të lehtë prej 0.3 për qind krahasuar me vitin 2021. Referuar të dhënave të INSTAT, në total janë 4934 biznese tërësisht të huaja dhe 1655 në bashkëpronësi. Sipërmarrjet e huaja punësojnë 12,5% të të punësuarve gjithsej.

Por cilat janë shtetet që zgjedhin dominojnë tregun në vend? Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Evropian përfaqësojnë 62,7% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.
Pronarët apo bashkëpronarët me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 48,8% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej. Listën e hap Italia, ku rezultojnë 2875 biznese që janë në pronësi të një shtetasi italian ose në pronësi të përbashkët, ndjekur nga Kosova, me 460 sipërmarrje, Turqia dhe Greqia renditen në vendin e tretë, respektivisht me 341 biznese që operojnë në vend secila dhe më pas renditet Gjermania.

Në vendin e fundit është Izraeli me vetëm 52 aktivitete aktive. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës, përkatësisht 70,7% dhe 11,5%. Pjesa më e madhe e tyre janë të pozicionuar në sektorin e shërbimeve, kryesisht në aktivitetin “të tjera” dhe tregti, ndjekur nga industria dhe informacioni e komunikacioni./Scan Tv

Loading...