Gjatë mbrëmjes, Çiljeta tregoi se pse është tërhequr së fundmi nga mediat dhe daljet e pakta publike. Një ndër arsyet, që e ka bërë këngëtaren që të shkëputet nga të qenurit në qendër të vëmendjes është mosha.
“Po, padyshim ka pasur vite kur më kanë bezdisur mediat. Ma kanë bërë jetën tmerr, ferr (qesh). Nuk është se kam ndonjë kompleks, por kjo vjen edhe me moshë. Më mirë pak dhe saktë”, u shpreh Xhilaga. Kujtojmë që kjo është dalja e saj pas një mungese, që pak muaj më parë kur mediat publikuan fotot e saj në ambientet e Gjykatës, ku shkoi për të mbështetur Albanin pas arrestimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Por si qëndron puna në lidhjen e saj me Alban Hoxhën, pas 3 muajsh histori të bërë publike edhe në media. Tashmë, flitet se lidhjes dhe bashkëjetesës së tyre prej dy vitesh i ka ardhur fundi dhe shkak për këtë ndarje është bërë një video ku portieri i Partizanit, Alban Hoxha, u përfol për ndarje, pasi ai u pa duke flirtuar në një klub nate me një vajzë të panjohur.
Futbollisti u filmua në një club krah një femre misterioze, e cila e kafshonte lehtë në faqe dhe bisedonin e qeshnin së bashku. Pas publikimit të lajmit, Çiljeta ka marrë vendimin drastik për partnerin e saj, madje ka fshirë çdo postim që kishte me të, por nuk ka ende një reagim zyrtar të tyre.
BASHKËJETESA 3- VJEÇARE DHE ARSYEJA PSE ALBANI E KONSIDERONTE ÇILJETËN THJESHT “TIFOZE TË ZJARRTË”
Por historia e Çiljeta Xhilagës me Alban Hoxhën nuk ishte një lidhje e zakonshme, duke qenë se ata kanë bashkëjetuar për mbi dy vjet. I ftuar në puntatën në “Wake Up” me Eno Popin dhe Isli Islamin, tre vite më parë, futbollisti i Partizanit Hoxha u ngacmua edhe për lidhjen me Xhilagën.
Ishte viti 2016 kur çifti jo vetëm që komentonin hapur njëri-tjetrin në fotot që postonin në rrjetet sociale, por Çiljeta prej kohësh e ndiqte nga afër ndeshjet e Partizanit dhe bënte tifo për Albanin. Por pavarësisht faktit se Çiljeta i bëri një deklaratë publike, duke e komentuar “Dashuria ime”, kur moderatorët i përmendën Çiljetën, Albani nisi të qeshte, duke anashkaluar pyetjen me përgjigjen: “Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës”.
I pyetur nga Eno Popi dhe Isli Islami nëse Çiljeta do të ishte apo jo në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” për ta ndjekur në derbin Partizani-Tirana, Hoxha dha një përgjigje që nënkuptonte diçka më shumë, ndërsa u shpreh: “Sigurisht që do të jetë! Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë; në një sfidë si kjo e derbit do të jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë”. Kujtojmë që Albani asnjëherë nuk ka folur hapur për lidhjen me Çiljetën, për faktin se nuk donte të komentohej për lidhjen më shumë sesa për futbollin.
NDARJA QË ERDHI PAS FEJESËS SË FSHEHTË
Vitet e fundit, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe publikut për shkak të lidhjes së saj me futbollistin Alban Hoxha.
Marrëdhënien e tyre u tha se e zyrtarizuan në vjeshtën e 2018-s, pikërisht në momentin kur të gjithë mendonin se këngëtarja ishte në një lidhje të komplikuar me të dashurin e saj. Këngëtarja tregoi për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht, një dhuratë kjo që u tha se ishte Albanit.
Në “Instastory”, Xhilaga ka postuar foton e duarve të saj dhe Albanit të kapura bashkë, në momentin e zyrtarizimit pa bujë të lidhjes së tyre me fejesë. E sigurisht që vëmendjen e tërhoi unaza shkëlqyese në gishtin e saj, gjë që tregonte se marrëdhëniet mes çiftit ishin bërë realisht serioze, pavarësisht faktit se as njëri dhe as tjetri nuk e kishin rrëfyer asgjë publikisht deri në atë moment.
Para disa muajsh, Çiljeta zbuloi gjatë një interviste planet për martesë, ku nuk hezitoi ta shprehte hapur çfarë ëndërronte të realizonte në të ardhmen. Madje, ajo tregoi se dëshironte shumë një ceremoni martesore buzë detit me njeriun e zemrës.
Portieri i Partizanit e prezantoi Çiljetën si të dashurën e tij në festën që organizoi për 30-vjetorin e lindjes, një përvjetor ky, që e kaloi mes miqsh të mirë. Dy të dashuruarit u kapën mat në një bar pranë zonës së Liqenit Artificial, ku Çiljeta banon prej katër vitesh.
Gjatë kohës që qëndruan në këtë ambient publik, shkëmbenin puthje e ledhatime në kafe. Portieri i Partizanit dhe këngëtarja janë të dy prindër të vetëm të djemve të tyre.
Çiljeta mori kujdestarinë e djalit pas ndarjes nga partneri, ndërsa Albani po rrit vetë fëmijën, pasi bashkëshortja humbi jetën tragjikisht pas lindjes. Duket se videoja ku ai shfaqej në intimitet me një tjetër femër e ka bërë xheloze Çiljetën, duke përfunduar në ndarje pas një tradhtie të mundshme.
(shqiperiaime)