Këngëtarja shqiptare ka treguar vetë se ka bërë zvogëlimin e gjoksit, si edhe ka kryer një ndërhyrje estetike në mjekër, për të perfeksionuar fytyrën e saj.
E radhës që Çiljeta ka vendosur është të kryejë një liposkulpturë (heqje e dhjamit). Që pas lindjes së djalit, Çiljeta si të gjitha nënat është përpjekur që të ruajë trupin në formë.
“Pas ardhjes në jetë të Fernandos, edhe unë si shumë nëna të tjera kam bërë shumë përpjekje për t’u ndjerë komode me trupin tim… Dhe ja ku erdhi momenti, t’i nënshtrohem liposkulpturës, një nga ndërhyrjet më të njohura për rimodelimin e trupit. Ju e dini, unë nuk ju kam mbajtur asnjëherë asnjë sekret, sepse raporti ynë është ndërtuar mbi të vërtetën s’më ka pëlqyer asnjëherë të gënjeja madje gjithmonë kam qenë kurajoze të flas hapur. Kjo ndërhyrje më ka bërë të ndihem më mirë dhe unë kam zgjedhur të jem e lumtur me veten time brenda natyralitetit , sepse lumturia është zgjedhje” –shkruan Çiljeta në Instagram.
(Balkanweb)