Çiljeta Xhilaga e zbulon për herë të parë sa vite ka me portierin e Partizanit (foto)

Një ndër çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar janë Çiljeta dhe Alban Hoxha. Lidhja e tyre është komentuar gjerë e gjatë në media, por këngëtarja ka preferuar që të tregoeht e rezervuar duke mos dhënë më shumë detaje për marrëdhënien e tyre.

Si Çiljeta ashtu dhe Albani shumë rrallë postojnë foto së bashku në rrjetet sociale, mirëpo atëhere kur postojnë “godasin”.

Së fundmi, ka qenë këngëtarja ajo e cila ka publikuar një foto me portierin e Partizanit ku nuk na e kurseu as një deklaratë dashurie për të.
“Sot, 6 vjet bashkë. Dielli im”, shkruan këngëtarja, duke zbuluar kështu për herë të parë se sa vite kanë bashkë.

Loading...