Kryeministri grek ka bërë të qartë se kriteri bazë për çeljen e negociatave është respektimi i plotë i të drejtave të minoritetit grek.
Burime diplomatike theksojnë se dy kryeministrat diskutuan qëndrimet e qarta të BE-së në lidhje me të drejtat e pronave të minoritetit grek në Shqipëri si dhe të ligjit të vetëpërcaktimit të origjinës, si pjesë e ligjit për pakicat etnike.
Në këtë kuadër, kryeministri grek e ka konsideruar një hap pozitiv vendimin e ri ministror të Shqipërisë për pasuritë e palëvizshme të shtetasve, të cilët nuk disponojnë titujt e pronësisë si dhe theksoi se çështja është të zbatohet saktë.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ka premtuar se vendimi i ri ministror do të publikohet këto ditë në fletoren zyrtare. Edi Rama, gjithashtu, gjatë takimit është shprehur pro zbatimit të plotë të rregullores së BE-së përsa i përket të drejtave të pronave, duke respektuar të gjithë sa disponojnë titujt dhe certifikatat përkatëse.
Në vijim, dy liderët kanë diskutuar hapat e mëtejshëm në lidhje me çështjet e librave shkollorë dhe të varrezave të ushtarëve grekë. Në fazën e dytë të diskutimeve, në tryezë u hodh tema e fuqizimit të bashkëpunimit afatgjatë ekonomik, veçanërisht në sferën e infrastrukturë dhe ndërtimit.
(BalkanWeb)