Çizmet me ngrohje nga Jimmy Choo i bën ditët e ftohta më të durueshme

Ditët e ftohta me dëborë sapo u bënë më të durueshme falë Jimmy Choo. Brandi luksoz i këpucëve sapo nxori në shitje modelin më të ri të çizmeve-The Jimmy Choo Voyager- dhe jo vetëm që janë stil por kanë edhe një funksion gjenial.

Këto çizme të krijuara në partneritet me Zhor-Tech smart shoe përmbajnë një shtrojë të ngrohtë.

Shtesa e ngrohtë kontrollohet pa tela me anë të valëve falë një aplikacioni në celular që të mund të rregulloni temperaturën sipas dëshirës tuaj nga 25-45 gradë. Fuqia ngrohëse zgjat deri në 8 orë dhe më pas mund t’i karikoni çizmet tuaja( prapa çizmeve ndodhet një fole për USB).

Këto çizme në fakt janë funksionale, pasi këpuca është rezistente dhe të jep mundësinë të jesh më ngrohtë në ditët e ftohta.ATSH

Loading...