Çlirim Hoxha: “Erion Braçe është padyshim vullkani i PS që nga rinia e tij, parimor dhe kërkues i pandalshëm për më të mirën”

Shkrimtari Çlirim Hoxha në një status në facebook ka uruar zv kryeministrin Erion Brace.

Ja si shprehet ai.

Postimi:

Dua të ndalem te figura e Zv/Kryeministër Erion Braçe, të sapo bërë publike nga Kryeministri Rama.

E kam njohur nga afër kur e kisha Kryeredaktor të gazetës “Zëri i Popullit”, njeriun më të ndershëm që mund të ketë ky vend në këto 28 vitet e tij demokratike.

Erion Braçe me trup të imët, është padyshim vullkani i PS që nga rinia e tij, parimor dhe kërkues i pandalshëm për më të mirën.

Erion Braçe një punëtor i palodhur në Parlamentin Shqiptar, i papajtueshëm me këdo që nuk punon mirë dhe ndershmërisht.

Erion Braçe, punëtor i palodhur dhe i kudogjendur për zonën e tij elektorale. I pyesni dhe shikoni dhe dëgjoni çfarë do tu thonë për të. Ka ndryshuar komplet situatën me shkollat, kanalet kullues dhe vaditës, tregjet e produkteve bujqësore, insfrastukturën rrugore, parqet, lagunën, qendrat shëndetësore etj, etj.

Erion Braçe, opozitar i përjetshëm me këdo që bie ndesh me zhvillimet e këtij vendi, brenda dhe jashtë PS.

Erion Braçe, Kryeredaktori simpatik i “Zërit të Popullit” që nuk të falte në kërkesat e tij për të pasqyruar gjithçka me objektivitet.

Erion Braçe, Kryetar i Komisionit të Ekonomisë në Parlamentin Shqiptar që haej dhëmb për dhëmb me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë kundër rritjes së taksave.

Erion Braçe, një flori i vogël, por me vlerë të madhe sot në tregun e politikës shqiptare për ta ndryshuar këtë vend një orë e më parë. Shpirti i tij është i pamposhtur deri në fund.

Urime i dashur Erion dhe suksese në detyrën e re të Zv/Kryeministrit të Shqipërisë. Bëjë më të mirën tënde dhe mos fal kërkënd që ia ka me hile këtij vendi e këtij populli.-laberianews

Loading...