‘Çmendet’ gruaja dhe hedh qenin e saj nga ballkoni i katit të 6 i pallatit

Një problematik tejet shqetësuese në shoqerinë tonë është edhe dhunimi I kafshëve.

Një rast i tillë ka tronditur sot qytetarët teksa një grua ka hedhur nga ballkoni i banesës qenin e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut pranë Teleferikut.

Fqinjët e saj të tmerruar kanë dokumentuar ngjarjen e rëndë dhe kërkojnë reagimin e Policisë së Shtetit sa më parë të jetë e mundur. Sipas tyre fatmirësisht qeni është gjallë por ka dëmtime të shumta në trup.

Shpresojmë që Policia e Shtetit të reagojë sa më parë dhe të marrë masa ndaj qytetarëve të tillë që keqtrajtojnë dhe dhunojnë kafshët e tyre shtëpiake dhe jo vetëm.

Loading...