‘Çmendet’ moti, ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë

Moti për në fundjavë pritet të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ku pritet të ketë kthjellime kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Sipas parashikimit nga SHMU, pritet të ketë reshje shiu në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit, ku gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët të karakterit lokal në veri ndërsa ë pjesën tjetër reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Kjo situatë do të mbete prezente deri në orët e mbrëmjes më pas pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Ndërsa ditën e djelë pritet të ketë kthjellime dhe vranësira të cilat pritet të jenë prezente kryesisht në mesditë përgjatë relieveve malore.

Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu përgjatë relieveve malore. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri ne 12m/sek.

Loading...