‘Çmendi’ rrjetin me pozat nudo dhe format seksi/ Mbesa e ish- presidentit tregon si reagoi familja për këtë vendim

Beniada Nishani, mbesa e ish presidentit Bujar Nishanit ka qenë në vëmendjen e mediave italiane për fotot e saj sensuale.

E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, në Vizion Plus ajo rrëfeu se si ka reaguar familja e saj e kryesisht i ati, kur Beniada ka marrë vendimin për të pozuar gjysmë e zhveshur.

“Gjithë këto modele te suksesshme kanë filluar me fotot sensuale. Është diçka strategjike dhe fotot sensuale janë më të guximshme. Është pika e fortë e imja, të gjitha modelet nxjerrin trupin dhe fytyrën, jo vetëm unë .Në fillim nuk e pritën mirë, sepse më thonin shiko shkollën dhe në fillim ishin skeptik.

Prindërit kanë frikë që mos shkoja në rrugën e gabuar dhe më jepnin këshilla dhe avash avash më kanë pranuar”.

Modelja tregoi gjithashtu se komentet nuk kanë qenë të gjitha positive duke iu referuar kështu ndjekësve nga Shqipëria.

Ëndrra e saj është të ngjitet në skenën e Festivalit të Sanremos e të prezantojë festivalin më të madh të muzikës italiane.

Loading...