Kreu i shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban për veriun, Dashnor Memaj, ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk do të marrë masa për çmimin en aftës, atëhere ata janë të detyruar që të shtrentojnë çmimin e biletës.
Ai kërkoi që qeveria t’i përjashtojë nga taksa e qarkullimit dhe ulja e pragut të TVSH-së.
“Një ndryshim i çmimit të naftës reflektohet te kostot e mirëmbajtjes së këtij sektori. Ne nuk kemi kërkuar diçka që s’mund të bëhet ose nuk na takon, ne po kërkojmë çmimin e naftës si sektor ta marrim sa vendet e rajonit. Kemi kërkuar të përjashtohemi nga taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër është e padrejtë për ne. Duhet edhe suport tjetër financiar, ulja e pragut të TVSH-së.
Janë këto elemente të cilat ne i kemi quajtur shtyllat ekonomike tonat që të kalojmë krizën dhe mos ketë ndikim në rritjen e çmimit të biletës për qytetarët. Në momentin që ne hasemi me një zë të shurdhër, nuk na përgjigjen, automatikisht do kërkojmë rritjen e çmimit të biletës,” tha ai në një intervistë për “Ora News”.