Ka dalë në ankand kapelja e Indiana Jones, me çmimin marramendës 250 mijë dollarë. Mësohet se kapelja është vemdosur në Los Angelos, në shtëpinë e ankandit Prop Store, dhe do mbahet nga 19 qershori deri më 1 korrik të këtij viti.
Ndërkohë që drejtori i shtëpisë së ankandit, Brandon Alinger është shprehur se producentët e kanë porositur kapelen në fjalë nga prodhuesi londinez i kapelave, Herbert Johnson.
Ndërkohë që në ankand do të jetë gjithashtu edhe shkopi i Harry Potter i përdorur gjatë filmit “Harry Potter and the Deathly Halloës – Part 1′ (2010) si dhe syzet e bëra nga Daniel Radcliffe në Harry Potter and the Deathly Halloës – Pjesa 2 ‘(2011).
Loading...