Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, Kosovë.
Pamjet kanë bërë bërë xhiron e rrjetit ku shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.
“Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”, dëgjohet infermierja e cila shihet derisa e godet me shuplaka, kurse koleget e saja dëgjohen duke qeshur.
Qytetarët janë shprehur të tronditur nga pamjet, derisa u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa
Raportohet se një nga punonjëset që dhunon të moshuarën është vënë në pranga, raporton KlanKosova.
Loading...