‘Çohu Enver!” Alban Ramosaj tregon reagimet pas fotos nudo

Këngëtari i shumëpëlqyer nga vajzat, Alban Ramosaj është rikthyer në festivalin “Kënga Magjike”.

Pasditen e sotme, ai ka prezantuar këngën “Thikat e mia”. Ai ka pohuar se frymëzimi për këtë këngë e ka marrë nga një udhëtim në Spanjë.

Mirëpo, për Ramosajn nuk kanë munguar as pyetjet e fansave, ku njëra prej tyre ka tërhequr shumë vëmendje.
“Pasi publikove foton nudo në Instagram, cili ka qenë komenti apo mesazhi më “funny” që të ka ardhur. Po mami çfarë tha?”, e pyeti fansja këngëtarin.

Ndërsa Albani u përgjigj: “Unë jam shumë me fat që kam një familje që janë me mentalitet shumë europian, sepse mamaja që 16-vjeç ka jetuar në Austri etj. Nuk i shohin këto si tabu, është një gjë komplet normale, me sa di unë, për jetën që jetoj e çfarë bëj. Komenti më “funny” ishte “Çohu Enver”.

Loading...