Çollaku: Bashkëshortja dhe babai i Tahirit udhëtuan me Moisi Habilajn

Gazetari Basir Çollaku tha mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” në Tv Klan se bashkëshortja dhe babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka udhëtuar drejt Romës me Moisi Habilaj, i cili aktualisht është i arrestuar në Itali.

“Kjo është një pjesë e marrë nga sistemi TIMS, me datën 8 Korrik 2014, pra i përket shtetasit Moisi Habilaj, që sot gjendet i arrestuar në Itali, i dënuar në fazën e parë nga drejtësisë italiane.

Këtu thotë se në orën 5:26 minuta ka udhëtuar drejt Romës. Por a ka qenë i vetëm? Po sipas dokumenteve që gjenden në dosjen e prokurorisë së dhe gjykatës.

Moisi Habilaj ka qenë me babanë dhe bashkëshorten e Saimir Tahirit. Ata kanë udhëtuar më avion të Alitalias, kjo është lista e udhëtarëve.”
Çollaku tha se Moisi Habilaj gjendet i shënuar në sistemin TIMS ndërsa Bashkim Tahiri dhe Fatlinda Tahiri nuk janë shënuar në sistem.

“Ata janë në listën e udhëtarëve të kompanisë, rezulton se në vendet 32 A, B, C janë Mooisi Habilaj, Bashkim Tahiri dhe Fatlinda Tahiri. Kanë udhëtuar bashkë në të njëjtën sedilje drejt Romës dhe nuk janë shënuar në sistemin TIMS dhe kanë mbërritur në Romë të tre sëbashku.”

Në një reagim me sms për emisionin “Opinion”, në përgjigje të akuzave të Çollakut, reagoi Saimir Tahiri, i cili deklaroi se në pasaportat e bashkëshortes dhe babait të tij ka vula nga Aeroporti i Rinasit për udhëtimin në fjalë.

Loading...