Italia ka rihapur baret dhe restorantet, por duhet të ketë kujdes ndaj një rishfaqjeje të koronavirusit, deklaroi sot kryeministri italian, Giuseppe Conte.
“Sot vendi po lëviz përsëri, por është akoma në rrugë të gjatë dhe ne kurrë nuk duhet ta ulim vigjilencën tonë”, deklaroi ai.
Duke theksuar nevojën për të vazhduar respektimin e distancave sociale dhe përdorimin e maskave të fytyrës, Conte tha se ”dekretet e fundit të qeverisë nuk mund të jenë zgjidhje për të gjitha aspektet ekonomike dhe problemet sociale”.
”Qeveria po punon ditë e natë për të bërë më shumë përpjekje për të dalë nga urgjenca COVID-19. Qeveria nuk është e shurdhër për shumë njerëz në vështirësi”, shtoi Conte.
Loading...