Conte tregon kur hapen shkollat ne Itali: Rihapja e bizneseve më 4 maj

“Jemi duke punuar në këtë kohë për ta lejuar rihapjen e një pjese të mirë të bizneseve nga prodhimtaria deri të ndërtimtaria nga 4 maji”, tha Conte në intervistën e dhënë për gazetën “La Repubblica”.

Ai shtoi se masat e sakta do të bëhen publike më së voni në fillim të javës së ardhshme, shkruan “Reuters”.

Italia ishte vendi i parë evropian që u godit rëndë nga koronavirusi dhe shteti i parë që vendosi izolim mbarëkombëtar në mars. Rruga e saj drejt rihapjes së ekonomisë po përcillet me interesim të madh nga vendet e tjera.

Conte tha se kompanitë duhet të vendosin masa të rrepta për mbrojtjen e shëndetit para se të marrin leje që t’i hapin dyert.

Ai tha se disa biznese që vlerësohen si strategjike, veprimtaria e të cilave është kryesisht e drejtuar nga eksporti, mund të rihapen që në javën e ardhshme pasi e kanë marrë dritën e gjelbër nga autoritetet lokale.

Shefi i qeverisë italiane gjithashtu njoftoi se shkollat do të rihapen nga shtatori, por shtoi se disa studime kanë treguar se rreziku i infektimit është i lartë. Ai tha se mësimi nga largësia është duke shkuar mirë.

Loading...