Coronavirusi infekton kryetaren e bashkisë

Edhe kryetarja e bashkisë së Piacenzas, Patrizia Barbieri, është infektuar me koronavirus.

Qytetarja e parë, që mban edhe postin e presidentes së Provincës, ka rezultuar pozitive ndaj tamponit dhe ndodhet në izolim në shtëpinë e saj.

Ajo ka simptomat tipike të sëmundjes me temperaturë të lartë dhe kollë, por kushtet e saj shëndetësore nuk janë për momentin shqetësuese.

Deri tani numri i të infektuarve në Itali nga koronavirusi ka shkuar në 2706, ndërsa kanë humbur jetën 107, sipas raportin zyrtar të bërë sot pasdite nga autoritetet e mbrojtjes civile.

Loading...