Covid-19/ Deklarata shokuese e këngëtarit: ‘Artisti i njohur i jep fund jetës se nuk e përballoi dot krizën ekonomi’

Ndalimi i aktivitetit në clubet e natës apo evenimenteve si pasoje e pandemise ka vënë në vështirësi shumë artistë, të cilët nga mungesa e të ardhurave shkojnë deri në vetëvrasje.

Ka qenë kjo deklarata shokuese e këngëtarit Labinot Rexha, i cili përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” foli për raste konkrete të artistëve që kryejnë vetëvrasje pasi janë në vështirësi ekonomike pas masave anti-Covid.
“Një baterist, daullxhi si i thoni ju, i këngëtarit Shkëlzen Jetishit, bëri vetëvrasja se hyri në borxh…

Po dëgjoj se shokë të ngushtë janë rrahur prej borxheve të pakthyera, premtojnë se i shlyejnë psh në datë 15 shtator, dhe s’kanë pas mundësi… kështu është kur bëhet fjalë për shifra 20 mijë euro…Artistët janë në vështirësi” , u shpreh i revoltuar këngëtari.

Loading...