Që prej nëntorit të vitit të kaluar, Covid-19 ka pushtuar botën dhe ka regjistruar shifra tragjike.
Universiteti mjekësor Johns Hopkins raporton se sipas shifrave zyrtare të secilit shtet në botë janë infektuar 51,817,846 qytetarë që nga fillimi i pandemisë.
Por ajo që vihet re është dhe një numër i lartë viktimash, pasi Covid-19 i ka marrë jetën 1,278,086 qytetarëve.
Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 10,339,570 raste, duke u pasuar nga India me 8,636,011 raste, Brazili me 5,699,005 raste, Franca me 1,857,309 raste dhe Rusia me 1,822,345 raste.
Ndërkohë, renditjen me shifrat më të larta të viktimave e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 240,521 humbje jete, duke u pasuar nga Brazili, Mexico, India dhe Mbretëria e Bashkuar.