Koronavirusi merr jeten në moshën 62-vjeçare drejtorit te Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu.
Prej mëse një jave ai ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku fatkqësisht nuk arriti të fitojë betejën me COVID-in.
Hysenlliu ishte inxhinieri i cili u mor me inspektimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ne nje postim ne faqen zyrtare ka shprehur ngushëllimet për familjarët. Ai shkruan se Hysenlliu nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.
“Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij. Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë” – shkruan Veliaj.
Profesor Hsyenlliu u diplomua në Universitetin Politeknik të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, si Inxhinier Ndërtimi.
Ai u specializua për Strukturat e holla dhe Sizmicitet si dhe zotëron Licencë për Projektim, Ndërtime Civile dhe Ekonomike, Punime Speciale Ndërtimi, Ndërtime Rrugore, Ndërtim Ura dhe Vepra Arti, Vepra të Veҫanta e Punime Speciale.
Me një eksperiencë prej 35 vitesh në fushën e projektimit, zbatimit , kolaudim supervizimit në fushën e ndërtimit ai i kushtoi jetën e tij inxhinierisë.
Ai ishte projektues i 40 veprave ndërtimore në Shqipëri, 4 në Kosovë e 4 në Maqedoni.