COVID-19 i merr jetën ish-kryetarit të bashkisë së Fushë-Krujës, mesazhi prekës i mikut të fëmijërisë

Ndahet nga jeta për shkak të COVID-19 ish-kryetari i bashkisë së Fushë Krujës, Bajram Karaj.

Në moshën 64-vjeçare, ai ka humbur betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë në një nga spitalet COVID në Tiranë ku ishte shtruar prej disa ditësh.
Karaj e drejtoi bashkinë një mandat në vitet 2000-2004.

Miku i tij Luan Hajno ka njoftuar lajmin e trishtë në një postim në Facebook. “Me dhimbje dhe trishtim te madh do te duhet te njoftoj largimin nga jeta te shokut tim, qe nga femijeria, Bajram Karaj.

Trishtim dhe humbje e madhe per familjen miqte shoket.

Ngushellime familjes, bashkeshortes, dy vajzave, te cilat ishin Krenaria e tij dhe tregonte shpesh kur pinim kafe.

Te qofte dheu lehte dhe shpirti jot u prehte ne paqe se ti ke qene njeri paqes gjithmon qe nga origjina familjare.

Lamtumire Miku im” shkruan ai.

Loading...