Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagoi ne lidhje me vdekjen për shkak të Covid-19, të Mimoza Toska Zoraqit, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.
Manastirliu e ka cilësuar si një lajm që të shkakton hidhërim të papërshkrueshëm ndarjen e saj nga jeta.
“Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes.” ka shkruar mes të tjerash Manastirliu.
Postimi i plotë:
Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.
Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.
Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes.
U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!