Covid-19 iu merr jetën 6 personave në 24 orë, raportohen 122 raste të reja

Nga dita në ditë numri i të infektuarve me Covid 19 rritet, po ashtu edhe numri i të shëruarve.

Në 24 orët e fundit ka 122 raste të reja të infektuarish, sipas raportimit të MSH-së.

Po ashtu u konfirmua se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën gjashtë pacientë.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Që në fillim të këtij komunikimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i kujton qytetareve detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid19.
Situata epidemiologjike në vend ne 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë identifikuar 122 raste të reja me virusin Sars-Cov 2, në 856 testime të kryera, ndërsa 141 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm gjatë këtyre 24 orëve.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.

Loading...