Covid-19/ Manasitrliu e prerë: Ja për çfarë po përgatitemi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mbërmë në emisionin “Opinion” theksoi se nuk do të ketë rimbyllje apo kthim pas, por është e rëndësishme që qytetarët të tregohen të përgjegjshëm.

“Ne do të shohim në mënyrë dinamike si do shkojë evolimi i epidemisë. Nuk është në dëshirën tonë rimbyllja apo kthimi pas. Jemi duke u përgatitur që sistemi shëndetësor të mos ketë probleme në trajtimin e rasteve. Nga ana tjetër është përgjegjësi e qytetarëve për të respektuar rregullat e vendosura”, tha Manastirliu.

Manastirliu deklaroi se janë marrë masat për disa skenarë dhe sistemi shëndetësor është i gatshëm të përballojë situatën edhe nëse shtrohen 80 pacientë në Spitalin Infektiv, në dispozicion të pacientëve që trajtohen me COVID-19 janë 550 shtretër.

“Kemi disa skenarë gati për t’i aplikuar. Kemi bërë gati që sistemi të përballojë raste mbi 80. Nëse i kalojmë mbi 80 Spitali Infektiv ka 120 shtretër kapacitetin, pastaj kemi bërë gati spital 2 që është ‘Shefqet Ndroqi’, Covid 3 që është ish-Kirurgjia dhe COVID-19 që është ish-Kristal. Në total janë 550 shtretër për të trajtuar pacientët me COVID-19 ”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se përgjegjesia kryesore e strukturave shëndetësore është që personeli të jetë i mbrojtur, Manastirliu tha se infektimi i personelit shëndetësor është botëror, ka ndodhur në Itali, Spanjë, Gjermani, dhe kjo vjen pasi kontaktet janë më të mëdha pas lehtësimit të masave.

Aktualisht 97% e akiviteteve janë të hapura, ka më shumë kontakt. Edhe në sistemin shëndetësor ndodh e njëjta gjë. Ne e rihapën sistemin shëndetësor dhe kontatet janë më të mëdha. Në spitale vijnë persona me shumë patologji, edhe raste të prekura. Detyra jonë është që përmes protokollove të izolojmë këto raste. Nuk është fenomen që ka ndodhur vetëm në Shqipëri, ka ndodhur në Itali, në Spanjë, Gjermani. Janë fenomene të pashmangshme”, tha ministrja.

Virusi po përhapet me shpejtësi të madhe. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se janë konfirmuar 69 raste të reja. Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19 dhe në total janë infektuar 1590 qytetarë. Numri i viktimave ka shkuar në 36.

Loading...