Mjekja obstetër- gjinekologe Radiola Hoxha shprehet se gratë shtatzëna janë më pak të rrezikuara nga Covid, por i rëndësishëm sipas saj është kontrolli rutinë.
“Momentalisht stresi tashmë nuk është i madh dhe nënat shtatzëna nuk kanë ndaluar ndjekjen e shtatzënisë dhe gjatë pandemi. Fatmirësisht gratë shtatzëna nuk futen në grupin e riskut të larta për tu prekur apo kaluar rëndë koronavirusin.
Rastet më të vështira në botë kalojnë te gratë që kanë probleme të tjera shoqëruese. Pas periudhës së izolimit kemi pas shumë shtazani të reja”, ka thënë doktoresha për Abc News.
Loading...