Pandemia e koronavirusit është përhapur në të gjithë territorin e SHBA që nga dje, kur guvernatori i Virxhinias Perëndimore, Jim Justice njoftoi rastin e parë të infektimit, sipas BBC online.
Që nga e marta, Virxhinia Perëndimore ishte shteti i vetëm amerikan që nuk kishte raste të konfirmuara pozitive.
Dje, rastet në vend tejkaluan 6 000, me numrin e vdekjeve në 118.
”Një paketë e propozuar stimuluese do të injektojë një trilion dollarë në ekonomi”, deklaroi dje sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.
”Qëllimi është të sigurojmë para’ për njerëzit dhe likuiditet për bizneset”, theksoi ai./atsh
Loading...