Covid-19/ Sërish një bilanc t ragjik në vend

Sërish një bilanc tragjik këtë të premte sa i përket rasteve fatale nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 18 persona si dhe u konfirmuan pozitivë për virusin 645, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa, sa i përket situatës në spitale, aktualisht raportohet se po marrin kujdes shëndetësor 463 pacientë. Prej tyre, 25 ndodhen në terapi intensive kurse 8 pacientë janë të intubuar.
Duke u kthyer tek viktimat, jetën e humbën si pasojë e Covid-19, 8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 645

Të shëruar ne 24 orë 403

Të shtruar në spitale 463

Humbje jete në 24 orë 18

Testime ditore 2.201

Testime totale 184.217

Raste pozitive 36.245

Raste të shëruara 17.755

Raste Aktive 17.719

Humbje jete 771

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9061

Fier 1347

Durrës 1339

Korçë 1006

Vlorë 858

Shkodër 855

Elbasan 825

Lezhë 739

Berat 554

Gjirokaster 545

Kukës 399

Dibër 191

Loading...