‘Covid-19 u krijua nga njeriu’/ Cfarë fshihet pas reklamës që Facebook e zhduki

Facebook ka fshirë reklamën sipas të cilës Covid-19 ishte krijuar nga njeriu për të marrë jetë njerëzish.

Kjo reklamë sipas gjigantit Facebook po përhapte dezinformim në lidhje me pandeminë.

Por çfarë përmbante ky spot?

Kjo reklamë ishte krijuar dhe shpërndarë nga një parti e vogël britanike, e cila pretendonte se gjatë një studimi në tentativa për të gjetur vaksinën anti-Covid, u zbuluan prova se koronavirus ishte krijuar nga njeriu.

Megjithatë, studimi i kryer i hodhi poshtë këto sugjerime dhe u shpreh se nuk kanë gjetur një lidhje të tillë. Shkencëtarët thonë se sekuencat e gjenomit të gjetura në virus e kanë origjinën nga kafshët.

Kjo reklamë është parë nga miliona përdorues nga e gjithë bota para të fshihej nga Facebook. Kjo reklamë la shkas për ‘shpërthimin’ e teorive konspiracionale, të cilat kanë qarkulluar nëpër rrjete e media sociale që nga fillimi i pandemisë.

Loading...