Covid-19 u mori jetën dy mjekëve, Manastirliu: E pikëlluar, për fat të keq…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta brenda pak orësh nga koronavirusi të dy mjekëve të njohur, Bledi Nini dhe Ibrahim Kaziu.

Manastirliu shkruan në ‘Facebook’ se dy mjekët përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve.
Mesazhi i Manastirliut:
Jam e pikëlluar, sepse gjatë 24 orëve të fundit humbëm dy mjekë të shkëlqyer.

Dr. Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu, nuk arritën ta fitojnë luftën me Covid-19.

Doktor Bledi dhe Doktor Ibrahimi, përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve.

Për fat të keq, nuk ia dolën të fitojnë këtë betejë të fundit, për jetën e tyre, përballë këtij virusi të pabesë.

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve.

U prehsh në paqe Doktor Ibrahimi🙏🏼

U prehsh në paqe Doktor Bledi🙏🏼

Loading...