Covid i merr jetën në ‘bartenderit’ të njohur, baba i një djali 5 muajsh

Artan Dibra, bartenderi i njohur shkodran është ndarë nga jeta ditën e sotme si pasojë e Covid-19. Lajmin e trishtë e bëjnë me dije miq dhe të afërm të të riut.

Mosha e tij e re ka bërë që lajmi të përhapet me shpejtësi në Shkodër dhe mesazhet në rrjetet sociale janë po ashtu të shumta. Newsbomb.al mëson se Artan Dibra ishte i martuar dhe baba i një djali të vogël 5 muajsh.

Fatkeqësisht, virusi i ka marrë atij jetën në moshë të re duke bërë që në Shkodër të pllakosë zia për artistin që bënte “magji” me kokteilet. Shumë nga miqtë e tij shkruajnë të pikërlluar për ikjen para kohe nga jeta të Artan Dibrës.

Disa nga dedikimet e miqve dhe të afërmve për të:

– Tani, do i mungoje te gjithë miqve te “Bar Millenium”, po aq sa edhe buzeqeshja, fjala e ëmbël, qytetaria dhe mikpritja e tij zones pedonale. Në emër të te gjithe bizneseve te zones pedonale, shoqata e biznesit “BID Shkidra”, i shpreh ngushellime te sinqerta familjes.

– Sot u nda nga jeta nje djal artist, nje djal profesionist, nje djal me nje zemer kaq te madhe, Ti o Artan Dibra na zbukurove diten ma te lumtur te jetes ton me duart e tuja te arta por jeta qenka aq e pa drejt qe merr djem si ty. Shpirti jot pushoft ne parajs.

– Ti ke qen 1 shok, i madh i veqant per ne ,në rinin ton, ti ke qen zemer flori ,me i urti e me i buti nder te gjith ne, ti ke qen per mu 1 shok ,1 mik , 1 vlla qe se pata kurr, kam qen e bekuar qe kam pas shok si vëllezer si ti e gjith shoqerija jon e imja te gjith se bashku.

Sot ti u ndave nga familja jote, nga djali 5 muajsh e nusja jote, ne sdo te shohim ne ket jet ..ti ishe per ne 1 engjull i lindur ne ket tok plot mekate njerzore, smund ta besojm se ike ne moshen e rinis.Shkodres ton dhe neve do i mungoj shum 1 Engjull si ti . pusho i qet tani Artan Dibra.

– Hala sme besohet zoti qofte me ty shoku jem qofsh i xhehnetit Artan Dibra.

– I shokuar nga humbja e shokut tone Artan Dibra Ngushellimet e mija familjes.

Loading...