Covid i merr jetën shkrimtarit dhe ish-kreut të Arsimit të Tiranës

Ylli Xhaferri është viktima e radhës e koronavirusit. Ai ishte shkrimtar, ish-drejtor i Arsimti Rajonal Tiranë dhe ish-drejtor i gjimnazit të Rrogozhinës “Haxhi Qehaj”.

Xhaferri ishte i shtruar në spitalin Infektiv, por nuk e mposhti dot virusin. Ai u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga vetë stafi i shkollës “Haxhi Qehaj”.
“Ylli Xhaferri ishte për ne kolegu, intelektuali, drejtuesi, poeti, prozatori, qytetari dhe miku që me altruizmin e tij ishte i kudogjendur!

Ai ishte njeriu që karakterizohej nga pasioni për letërsinë, artin, arkitekturën dhe historikun e qytetit tonë! Një njeri me humor dhe pozitivitet, i gatshëm të ndihmonte çdo mësues të ri që të ndihej plot vetëbesim dhe pjesë e rëndësishme e institucionit.

Largimi i tij i parakohshëm ishte një humbje për miqtë dhe të njohurit! Të qoftë dheu i lehtë poet! Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të tij!”

Loading...