Çudi shqiptare/ Kthehen nga Amerika për pushime, familja nga Vlora nuk ka më portë nga ku të futet në shtëpi

Zbatimi i projektit për rehabilitimin e lagjes “1 Maj” i ka çuar punimet deri në ndërtimin e murit të betonit në pronën private të familjes Imeraj.

Shtëpia e kësaj familje është ekzistuese që prej vitit 1937, e paisur me certifikatë pronësie.

Hyrja në pronën private ka patur portën në juglindje, portë për hyrje këmbësorësh dhe makine.

Familja e Elham Imeraj jeton prej disa vitesh në Amerikë, në fund të muajit prill ka ardhur në Shqipëri për të festuar Pashkët dhe ka parë se në pronë nuk mund të futej më për shkak se aty ishte ndërtuar mur betoni që rrethonte pronën. Punime këto që janë bërë nga firma e cila zbaton projektin.

Edhe pse janë bërë disa përpjekje për të mësuar cfarë ka ndodhur dhe gjetur një zgjidhje, ende asnjë përgjigje përfundimtare.
Fondi shqiptar shfajësohet duke thënë se projekti ka shkuar nga bashkia, ndërsa bashkia ia faturon përgjegjësinë fondit. E deri në zgjidhjen e përgjegjësisë, familja Imeraj duhet të gjej një rrugë për tu futur në pronën private.Nga Afrovita Hysaj.

Loading...