Një 82-vjeçare nga Narta është marrë në ndjekje penale pasi koteci i pulave që po rindërtonte është konsideruar ndërtim pa leje nga prokuroria.
Për këtë 82-vjeçarja është në gjyq dhe rrezikon burgun.
Geron Gunbardhi, avokati i 82-vjeçares tha për emisionin Sot në Euronews Albania tha se odiseja ndaj të moshuarës nisi pas denoncimit të fqinjit të saj për ndërtim pa leje. Ai tregoi se e moshuara u mor me dhunë nga furgoni i policisë dhe madje u çua në prokurori, pavarësisht moshës.
“Aty ka zbarkuar gjithë shteti, kryetari i bashkisë dhe policia dhe ka shoqëruar në mënyrë të dhunshme plakën duke i thënë se po bën ndërtim pa leje. Plaka u nxor zvarrë me furgon policie, plaka jeton e vetme. Pastaj e kërkuan në prokurori.
Kur e çova në prokurori plaka dridhej e tëra dhe mendova se kjo çështje do mbyllej, por organi i akuzës e çoi ndërtim pa leje të një magazinë pa leje në fshatin Nartë”, tha avokati për Euronews Albania.