Debatet e fundit mes Prishtines dhe Tiranes kane sjelle edhe reagimet e forta te artisteve te angazhuar.
Cun Lajci se fundi ka publikuar nje postim ne faqen e tij ku shprehet se pse “nganjehere” nuk e do Shqiperine:
Që pse nganjiherë s’të dua Shqipni
Jo veç për Ramën që po don me t’shti n’kulet e veta Ty e Serbinë, e m’u eth sa herë pluhni i bardhë ta mbuloi Surrelin, e me çelë kopilat edhe njiqind vitet tjera, po edhe për do kopilica defatore, do Verica gabelica, që pikturohen me ngjyrat e Edit, e kangën e Shqipnisë e shartojnë me Grek e Maqedon, për inat t’Ramushave e Albinave që s’po duen me hangër n’grazhdin e Ramës!
*
Po Shqipni pasha shpirtin e Alfred Kaçinarit, Endri Sinës, Flamur Shehut e Mond Zhulalit që t’vunë n’rrajën e kullueme t’kronit shqip dhe t’Jorgo Papingjiut e Arben Dukës me Doçin (që e krijuen për ty vargun) gjithçka erën e Ballkanisë n’Tiranë e ka marrë, e me knua kemi nisë sipas fyellit t’Vericës, (që as zanin s’deshti me ia falë publikut, jo, se shkinë e madhe asht ba gabelica, e s’e njeh ma bukën q’e rriti) e m’u kompozua nga komshitë që s’ishte zakon i festivalit deri me sot!
*
Eh ti viti i ’72-tës, kur n’Tiranë e takova Verën e Xhaxhait që m’shitej shqiptare e madhe, e ju vitet e nadëdheta, kur Vera erdhi me t’shoqin të unë n’Prishtinë e m’shitej krejt franceze!
Dhe ti viti 2019 që Vera s’i njeh ma kompozitorët e jurinë shqiptare, se s’ka Shqipnia e Kosova ma njerëz që dinë, jo, se Mini Shengeni e Edi shallvarja sundojnë!
*
Që pse nganjiherë ma shumë e dua Kosovën se Ty. Që!
Për shkak t’kopilicave e kopilave!
*
Paj qare pa t’marrë s’kemi Shqipni, jo, se duhet me ta hjerrë kët farë t’flliqët!
Prishtinë, 23.12.2019