Cun Lajci pro shembjes se Teatrit: Ku ishin 20 vjet ata që protestojnë?!

Aktori i njohur nga Kosova Cun Lajci ka reaguar ne lidhje me shembjen e Teatrit.

Ai thekson se Edi Rama eshte i cmendur por ndoshta cmenduria e tij do ta ndertoje nje Teater te ri.
Lajci shkruan se ka dhene shfaqje ne ate Teater dhe sipas tij, godina e vjeter nuk ishte dinjitoze, nuk kishte as kushtet minimale per trupat teatrore te artisteve.

Mesazhi i Cun Lajcit:
(Une shkrova se n’çfarë gjendje ishte ai teatër, e s’i dola krah pushtetit, as Edit, as nuk thashë “rrenojeni”. Lexojeni siç shkrova, jo siç doni Ju)

Për çka po protestoni?

S’deshta,
o s’deshta me shkrua,
se dashtë e kam ma shumë se ju, që çirreni sheshit, tue derdhë lot pa lot, e tue mallkua pushtetin e Edin!
O dashtë e kam ma shum se ju, betohem, dhe e dini pse?
Se nji shekull m’ka nda me at teatër, nji bjeshkë kufi deri n’qiell,
– ju e kishit aty, unë veç n’andërra e kisha!

S’deshta, veç po iu them juve, që brenda hy s’i keni që dy dekada, e kam dashtë sa krejt atdheun, se viti 1972 m’futi n’zemrën e tij, e shfaqja “Viti 61” me mori me vete, e shpirti me mbeti tek Naimi, Pitarka, Edi, Ndreka, Maria, Agimi….
Por juve magjepsë iu kanë yjet që s’jetojnë, e arti i shpirtit tyne, e ditë s’keni për deshtoret e vogëla me tavane t’ulta, këthinat mizerje mbrapa s’kenës, tualetët që kutërbonin, e minjët që brenin kostumet!
Ju kurrë pyet s’keni për pluhnin që aktorët thithnin, e t’ftoftit që t’prente n’ije!
Zatën, këto kushte ia moren jetën Naim Frashêrit, e sa e sa të tjerëve!
Ju pelqye e keni nji sallë, e pyet si keni artistët për kushtet e vitit 1938 n’shekullin 21, ndaj shani e mallkoni e bani politikë me mjerimin e artistit!
Kjo asht turp!

Unë shkrova poezi për kolloset e tij, e mija rrole n’at skenë, jo për teatrin, se luejt kam edhe unë aty, dhe e di sa i mjerë ishte, dhe s’mund t’i dënoj artistet e rinjë me nji godinë që s’ishte kurrë teatër!
Tiranës i duhet teatri i ri, ashtu siç asht arti e koha, se e imja, dhe e atyne që ishin, nuk zhduket, pse rrenohet nji godinë. Ato mbesin n’letra, n’zemra, n’kujtime. Ajo mbetet histori që nuk rrenohet me nji godinë!

Ju betohem ma shumë se ju dashtë e kam, se dy vite emnin e Kosovë e mbajti, por pse protestoni tani, kur s’asht ma? Pse, kur 20 vjet iket nga ajo godinë!
Pse e politizoni? Për çka?
Për Shqipërinë? Për Kosovën?
Jo, s’asht e vërtetë, sepse po t’ishit patriot, do t’protestonit atë ditë, kur Vuçiç e Rama banin minishengene!

Teatri na duhet, e teatri besoj se do t’bahet, mija herë ma i mirë se ç’ishte. Edi asht i çmendun, por çmenduria e tij, ndoshta do t’nae sjell edhe nji teatër si ate të Shkupit! Duhet pritë e duhet pa!
Mos bani politikë me nji ngrehinë që kishte mbetë si fantazmë, e nuk e shikonit fare, se po dukeni vërtetë qesharak!

Loading...