D ogji të gjallë burrin dhe vjehrrën, kërkohet b urgim i përjetshëm për Hysnie Hoxhallarin dhe të dashurin e saj

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Hysnie Hoxhallarin, e cila vrau me gjakftohtësi bashkëshortin dhe vjehrrën e saj, pasi iu kapën bisedat më të dashurin e saj. Që nga viti 1995 është hera e parë që kërkohet dëmin i përjetshëm për një grua.

Krimi makabër i ndodhur me 22 janar të vitit 2018 ku nënë e bir u qëlluan me sëpatë dhe më pas u dogjën të gjallë nga nusja e shtëpisë tronditi mbarë opinionin shqiptar.
Olsi dhe Selkie Hoxhallari u vranë e u dogjën në banesën e tyre nga nusja Hysnie Hoxhallari.

Pasi u kap mat në tentativë për të zhdukur disa karta telefoni “sim”, policia arriti që të zbardhë ngjarjen e plotë të krimit. Nga tabulatet telefonikë, komunikimet e Hysnie Hoxhallarit me të dashurin e saj Kasem Pirjasi nisnin çdo ditë nga ora 06:30 minuta e mëngjesit, deri në 00:30 të mbrëmjes, vetëm gjatë ditëve që bashkëshorti i Hysnies, viktima Olsi Hoxhallari ndodhej në Greqi. Kasem Pirjasi ka kërkuar nga Krimet e Rënda t’i heqin arrestin, pasi vrasja është kryer vetëm nga Hysnia. Tashmë të dy rrezikojnë burgim të përjetshëm për shkak të krimit makabër që kanë bërë në bashkëpunim.

Loading...