Dalin dëshmi të reja nga Italia: Moisi Habilaj ishte i mbrojtur nga një person i rëndësishëm në Shqipëri

Dëshmi të reja në lidhje me bandën e Habilajve janë zbardhur në shtetin italian.

A.R është 48-vjeçari, një prej blerësve të lëndës narkotike që trasnportohej nga Shqipëria nga vëllezërit Habilaj.

Ai ka folur në gjykatë për mënyrën se si njihej Moisi Habilaj, kreu i grupit Habilaj, por ka refuzuar të tregojë emrin e pronarit të depos ku ruhej droga në Katania.

Riela ka deklaruar se Habilaj mbrohej nga një person i fuqishëm dhe me mjaft pushtet në Shqipëri.

Ai ka thënë:

Moisi Habilaj më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur nga një person i rëndësishëm në Shqipëri, i cili e lejonte atë që të transportonte sasi të mëdha të marjuanës. Ai më tha edhe emrin e këtij personi, por tani nuk më kujtohet”.
Para gjykatësit Andrea Bonomo ai ka folur edhe për blerjen e bizhuterive nga ana e Moisiut që do të dërgoheshin në Shqipëri.

Riela ka shtuar:

Unë shoqërova Moisiun tek një tregtar që qëndron prapa gjykatës së Katania, me një kryq në një derë. Unë nuk hyra, por e di se bizhuteritë do të niseshin për në Shqipëri dhe për këtë u blenë. Ishte dhjetor i vitit 2013.”/Shqiperia ime/

Loading...